Real Madrid ka mundur 3-0 Las Palmas në javën e 30-të të kampionatit spanjoll dhe ka shkuar në 63 pikë në renditje, një më pak se “kushërinjtë” e Atletico Madrid, të cilët mbajnë vendin e dytë dhe do të luajnë nesër.
Zinedine Zidane ka vendosur ta lërë pushim Cristiano Ronaldo-n për këtë takim, por mungesa e CR7, siç e tregon edhe rezultati, nuk është nider.Ka qenë Gareth Bale ai që ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 26-të pas një pasimi të marrë nga Modric, ndërsa Karim Benzema ka dyfishuar avantazhin e madrilenëve në minutën e 39-të me penallti.
Gjashtë minuta pas fillimit të pjesës së dytë ka ardhur edhe goli i tretë për “Los Blancos”, të cilët kanë shënuar përsëri me penallti, por këtë herë ka qenë Bale që është paraqitur te pika e bardhë dhe ka fiksuar shifrat në 3-0. Ka qenë një fitore e merituar dhe bindëse për madrilenët, të cilët të martën në mbrëmje do të udhëtojnë drejt Torinos, ku do të përballen me Juventus për sfidën e parë çerekfinale të Champions League.
Kjo ka qenë ndeshja e shtatë radhazi pa fitore për Las Palmas në kampionat dhe “Kanarinat” janë në vendin e 18-të në renditje me 21 pikë, shtatë larg mbijetesës.