Bellasica pa shumë probleme ka shënuar fitore ndaj Kozhuvit, duke vazhduar sigurtë marshimin drejt Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Strumica sot para tifozëve të saj shënoi fitore me rezultatin 3:0, ndërsa vlen të ceket se minutat e fundit të pjesës së parë ishin të furrishme, ku brenda vetëm dy minutave shënoi dy gola. Fillimisht Martin Mirçevski në minutën e 45-të shënoi për 1:0, teksa në minutën e parë shtesë, Krste Todorov nga pika e bardhë shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e skuadrës nga Gjevgjelia.
Golin e tretë dhe të fundit për Bellasicën në këtë ndeshje e realizoi Nikolla Bozhinov në minutën e 64-të, me ç’rast tashmë me këto tre pikët e fituara është shkëputur në plotë 7 pikë ndaj Bregallnicës së vendit të dytë, që sot në derbi ndeshjen e javës së 18-të në Konferencën e Lindjes në Koçani barazoi me rezultatin 2:2.
Me barazim, mirëpo 3:3 u mbyll edhe ndeshja midis Plaçkovicës dhe tikveshit, teksa Sasa nga Makedonska Kamenica para tifozëve të vetë me rezultatin e thellë 7:1 mundi Pobedën e Vallandovës.
LDFM – Lindje, Java XVIII | ||
Bellasica | 3 – 0 | Kozhuvi |
Osogovo | 2 – 2 | Bregallnica |
Plaçkovica | 3 – 3 | Tikveshi |
Sasa | 7 – 1 | Pobeda V. |
Boreci i lirë |