Bayerni i Mynihut shkatërroi Borusian e Dortmundit me rezultatin e thellë 6-0 në ‘Allianz Arena”, duke prekur titullin kampion. Në klasiken e futbollit gjerman, skuadra e Heynckesit nuk e diskutoi aspak fitoren, madje mbylli llogaritë që në pjesën e parë, duke shënuar plot 5 gola.
Sulmuesi polak Leëandoëski shënoi 3 herë ndaj ish skuadrës së tij, duke marrë topin në shtëpi, ndërsa Rodriguez, Muller dhe Ribery shkruan emrin në listën e golshënuesve, për të kompletuar fitoren tenistike. Tashmë Bayerni është vetëm një pikë larg të shpallurit kampion edhe matematikisht, gjë që mund ta bëjë që nga java e ardhshme, në transfertën ndaj Augsburgut.