Largimi i Mërgim Mavrajt nga ekipi i parë i Hamburgut, përveç hapësirës që ka zënë në mediat shqiptare, i njëjti kishte bërë bujë edhe tek mediat gjermane. Kësisoj gjatë ditës së sotme kanë qenë vetë gazetarët gjerman të cilët në konferencën për shtyp, pyetjen e parë që i kanë bërë trajnerit të Hamburgut, Kristian Titz, ishte lidhur me mbrojtësin shqiptarë, Mërgim Mavraj.
Gazetarët gjerman kishin kërkuar arsyen e largimit të Mavrajt, ndërsa përgjigjja e Titz, ishte kjo: “Mavraj është larguar nga ekipi i parë thjesht për arsye sportive, asnjë rregull disiplinor nuk është thyer. Kjo është e gjitha ajo që mund të them…” .
Pas këtij vendimi, që ai të stërvitet me ekipin e të rinjëve, Mavraj gjithnjë e më shumë e sheh veten larg ekipit të Hamburgut, që me shumë gjasa këtë vit për herë të parë në historikun e saj do të humbasë statusin e skuadrës elitare në Gjermani.