Serah Small, lojtare “hockey” e skuadrës së vendlindjes së saj, Grande Prairie, në provincën e Albertës në Kanada, shfrytëzoi periudhën e pushimit mes pjesëve të një ndeshjeje për të shkuar në dhomat e zhveshjes, siç i njohim zakonisht, për t’i dhënë gji vajzës së saj dymujorshe, Ellie.
Fotoja u publikua në faqen e saj në Facebook, pikërisht për të promovuar gjidhënien. Komentet ishin të shumta, mbi të gjitha duartrokitje dhe aprovim ndaj këtij akti, por nuk mungonin as kritikat.
“I publikova fotot teksa ushqeja me qumësht gjiri foshnjën time, sepse doja që kjo të konsiderohej gjëja më normale, e sigurisht për të treguar se çdo nënë mund ta bëjë kudo e kurdo”, komentoi më tej lojtarja e “hockey”-t.