Shkëndija e Tetovës me formacion të kompletuar përgatitet dy ditët e fundit para sfidës të së dielës me Skopjen në Shkup. Trajneri i “kuqezinjëve”, Qatip Osmani pas dy javëve sot për herë të parë ka mundur të punojë me gjithë grupin e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për sfidën e rradhës me Skopjen, përjashtuar vetëm kapitenin Ferhan Hasanin që është i lënduar.
Pas përfundimit të angazhimeve me përfaqësueset e Maqedonisë, Shkëndijës i janë bashkuar Visar Musliu, Marjan Radeski, Enur Totre dhe Enis Fazllagiç. Takimi Skopje-Shkëndija do të luhet të dielën në Autokomandë, duke nisur nga ora 15:00.