Trajneri i ri i Levantes, Pako Lopez para ndeshjes me Xhironën në La Liga ka folur edhe për reprezentuesin e Maqedonisë, Enis Bardhin. Sipas tij shkupjani është ndër futbollistët më të talentuar që ka në ekip, ndërsa ka potencuar se Bardhi do të rikthehet në formën që kishte në fillim të sezonit në La Liga.
“Enis Bardhi ka disa karakteristika specifike që nuk i posedojnë futbollistët tjerë. Bëhet fjalë për futbollistë të talentuar, që punon shumë në stërvitje. Pikërisht për këtë besoj që rëndësia e tij për klubin shumë shpejtë do të shihet në pah. Në ndeshjet e mbetura besoj që do të tregojë kualitetin e tij dhe un jam i gatshëm që t’ia jap shansin”, ka thënë Lopez.
Në kuadër të xhiros së 30 në La Liga, Levante do të luajë nesër në transfertë përballë Xhironës, ndërsa mbetet të shihet se nëse reprezentuesi i Maqedonisë do të jetë i përfshirë në formacionin startues.