Jovan Kaçevski do të referojë derbin Renova-Shkupi, Jakimovski kryesor te Skopje-Shkëndija!

Jovan Kaçevski do të jetë referi kryesor i derbit shqiptarë ndërmjet Renovës dhe Shkupit që do të luhet në fundjavë në kuadër të xhiros së 25-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Ndihmës të Kaçevskit do të jenë Zharko Todorovski dhe Razme Bakraçeski.

FFM ka përcaktuar Dejan Jakimovskin për takimin që do të luhet në Autokomandë mes Skopjes dhe Shkëndijës së Tetëvës, ndërsa arbitri shqiptarë Faton Mustafi është vendosur që të referojë në Manastir te takimi Pelisteri-Vardari.

Dimitar Meçkarovski do të ndajë drejtësinë te përballja Rabotniçki-Akademia Pandevi, ndërsa në Kratovë te Sileksi-Pobeda kryesorë do të jetë Igor Stojçevski./InfOSport.mk

Leave a Reply