Hamdi Salihi vijon të shënojë në Bundesligën e dytë të Austrisë, teksa sot ka çuar topin në rrjetë për herë të 17 në këtë sezon, ku me meritë qëndron në krye të listës së golshënuesve.
Sulmuesi shkodran shënoi në minutën e 83-të me 11-metërsh, duke çuar shifrat në 2-2 dhe shmangur humbjen për skuadrën e tij, Neustadt, që mori barazimin e 3-të radhazi në kampionat.
Hamdi Salihi u bashkua vetëm verën e 2017-ës me skuadrën austriake, ndërsa menjëherë u kthye në një pikë referimi te Neustadt, që këtë sezon lufton për t’u rikthyer në ligën e më të mirëve.