Gareth Bejl mund të ishte një lojtar i Liverpool tani si pjesë e marrëveshjes që duhej të dërgonte Philippe Coutinho te Real Madrid dhe jo Barcelona verën e kaluar. Ky është zbulimi i bërë nga shtypi francez. Liverpool e shiti Coutinho te Barcelona në janar, por Real Madrid dhe Paris Saint-Germain kanë qenë gjithashtu të interesuar për brazilianin verën e kaluar.
Tani është zbuluar se Real ka zhvilluar negociata për një operacion që do të dërgonte në “Bernabeu” Coutinho-n, ndërsa Bale do të ndiqte rrugën e kundërt dhe do të përfundonte në “Anfield”. “PSG: Révélations D’une Révolution” ka bërë të ditur se menaxheri i Bale, Jonathan Barnett, ka qenë në dijeni për një ofertë prej 70 milionë eurosh të Liverpool dhe për një këmbim me Coutinho-n në verën e 2017-ës. Por operacioni ka dështuar dhe Real nuk ka arritur ta marrë brazilianin, i cili ka përfunduar te Barcelona në janar për 160 milionë euro.
Real Madrid nuk ka bërë akoma asnjë blerje të bujshme, pavarësisht largimeve të Morata dhe James Rodriguez, dhe pritet ta nxjerrë në merkaton Bale verën e ardhshme. Eksperti i futbollit spanjoll, Guillem Balague, ka shkruar se: “Real-it i duhen paratë sepse duan të marrin Leëandoëski, Hazard dhe Courtois”.