Shkodran Mustafi e ka pranuar dështimin e Arsenalit këtë sezon. Mbrojtësi shqiptar nga Gostivari ka deklaruar që ky sezon ishte zhgënjyes për ekipin e tij, që aktualisht ndodhet në pozitën e 6-të dhe është larg objektivit që kishte para fillimit të sezonit, një vend për në Ligën e Kampionëve Europian.
“Të jem i sinqertë, ky sezon ka qenë shumë zhgënjyes për ne sepse kishin synime më të mëdha”, tha Mustafi.
“Gjëja më pozitive ka qenë se kemi qëndruar së bashku pavarësisht ecurisë negative, kjo është diçka e mirë. Të gjithë po luftonin në mënyra të ndryshme për të ndihmuar skuadrën për t’u kthyer te fitoret dhe ia kemi dal”, shtoi ai.
Mustafi gjatë këtij sezoni me fanellën e Arsenalit në Premierligë ka zhvilluar 21 ndeshje, ku edhe ka shënuar 3 gola, teksa ka asistuar në një tjetër të shënuar nga shokët e tij të skuadrës.