Atë që nuk arriti ta bëjë gjatë afatit kalimtarë të dimrit, me shumë gjasa Rijad Mahrez do ta bëjë gjatë afatit kalimtarë të verës. Algjeriani është i vendosur të largohet nga Lester Siti gjatë verës dhe potencialisht mund të transferohet tek Roma, ekip i cili tash e disa kohë është duke vëzhguar situatën e tij.
Mahrez pati mosmarrëveshje me ekipin e tij pas dështimit të transferimit tek Mançester Siti në janar, por u detyrua të kthehet në stërvitje, për shkak të kushtëzimit nga zyrtarët e skuadrës.
Roma ka kohë që e përcjell këtë super futbollist, dhe verën e shkuar ishte afër blerjes së tij, por për shkak të çmimit të lartë të cilin deshirontë Lesteri, skuadra nga kryeqendra italiane hoqi dorë.
27-vjeçari Mahrez pjesë e Lester Sitit është që nga fillimi i vitit 2014-të, kur skuadrës angleze iu bashkua nga ekipi francez i Le Havre. Ai brenda kësaj periudhe 4-vjeçare me Lesterin ka regjistruar gjithsej 171 ndeshje, duke regjistruar edhe 46 gola.