Simone Inzagi nuk do të largohet nga Lacio, së paku edhe për dy vitet e ardhshme. Kjo është ajo që ka deklaruar Drejtori Sportiv i klubit roman, Igli Tare, gjatë programit “Calcio E Mercato”, të televizionit “Sportitalia”, ku ishte i ftuar për të marrë çmimin e Drejtorit Sportiv të vitit.
Së fundmi është folur për mundësinë që Inzaghi të shkojë te Juventusi apo Napoli, por Tare i hodhi poshtë këto opsione.
“Unë dhe Lotito e dinim që ishte i destinuar të ishte me ne. Nuk është gati as për Juventusin e as për Napolin sepse është pjesë e Lazios edhe për të paktën dy sezone të tjerë. Do të duhet të kalojë kohë deri në largimin e tij. Inzaghi është i lidhur me klubin dhe ne nuk duam ta humbasim atë, të paktën jo përpara mbylljes së kontraës, pra edhe për 2 vjet të tjerë. Unë uroj që ai të qëndrojë 20 vjet jo dy”, deklaroi Tare.