Ashtu edhe siç paralajmroi “InfOSport.mk” 8 ditë më parë, Huan Felipe është zyrtarizuar sot si futbollisti më i ri i skuadrës Kairat të Kazakistanit. Braziliani që tre sezonit e fundit luajti me Vardarin e Shkupit, me Kairat ka firmosur kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një 1 vit tjetër.
Edhe pse nga skuadra e Kazakistanit nuk ka dhënë detaje të kontratës, sipas burimeve të “InfOSport.mk”, Felipe do të arkëtojë plotë 30 mijë euro në muajë, plus bonuse. Braziliani pjesë e Vardarit ishte nga viti 2015-të, ndërsa më herët ishte pjesë edhe CSKA Sofjes. /InfOSport.mk
(22.03.2018) Linku i lajmit të “InfOSport.mk” për paralajmrimin e transferimit të Huan Felipes te Kairati:
Huan Felipe vazhdon karrierën në Kairat, 30 mijë euro pagë plus bonuse?