Edhe Federata Shqiptare e Futbollit ke reaguar, më në fund, pas lajmit të bujshëm dhe vendimin të UEFA-s për të dënuar Skënderbeun me 10 vjet përjashtim nga kupat e Europës dhe 1 milionë euro gjobë. Por, ajo që të bie në sy është se ka një kontradiktë të madhe. Teksa e cilëson si një lajm të keq për futbollin shqiptar dhe se do të mbështesë vendimin në shërbim të Fair Play, federata shton dhe se duhet pritur dhe nuk ka mbaruar ende, pasi janë edhe istancat e tjera gjykuese, si në këtë rast CAS, pikërisht ajo ku klubi korçar ka apeluar vendimin e federatës për titullin pezull të vitit 2016, vendim ky që do të merret brenda prillit.
KOMUNIKATA E PLOTË E FSHF-SË:
“Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije opinionin publik se UEFA ka vënë në dijeni sot FSHF për vendimin e marrë nga ana e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë saj, për çështjen “Skënderbeu”.
Sipas vendimit të marrë, ky Komision ka dënuar skuadrën e KF Skënderbeu me 10 vjet mospjesëmarrje në kompeticionet europiane të futbollit, shoqëruar me një sanksionin financiar prej 1 mln euro.
Ky vendim është i apelueshëm. FSHF e konsideron këtë një lajm të keq për futbollin shqiptar, megjithëse ky nuk është një vendim përfundimtar, pasi do të kalojë edhe në shkallë të tjera të gjykimit.
FSHF mbështet çdo vendim që i shërben integritetit të lojës dhe Fair-Play-t!”.