Tashmë është edhe zyrtare, Valter Sabatini nuk është më drejtor teknik i Suning Sports.
Palët kanë arritur marrëveshjen për ndërprerjen e parakohshme të kontratës, me klubin zikaltër që i uron sukses drejtuesit italian në eksperiencën e radhës.
Drejtori sportiv, Piero Ausilio, mbetet përgjegjësi i vetëm i zonës teknike të Interit për transferimet.
Largimi i Sabatinit, që iu bashkua Interit bashkë me Luçiano Spalettin, erdhi vetëm pak orë pas shkarkimit të Fabio Kapellos nga posti i trajnerit të Jiangsu Suning në Super Ligën e Kinës.