INFO
Ballina > BALLINA > Lajme të këqija për Milanin, lëndohet mbrojtësi i tyre

Lajme të këqija për Milanin, lëndohet mbrojtësi i tyre

Duket se një nga blerjet më të bujshme të verës te Milani, mbrojtësi anësor Andrea Konti është vërtetë i pafat. Ish futbollisti i Atalantës pësoi një këputje ligamentesh në prag të fillimit të sezonit dhe iu nënshtrua një operacioni që e mbajti jashtë për rreth 6 muaj.

Kur dukej se çdo gjë kishte kaluar dhe futbollisti po stërvitej rregullisht me grupin, një tjetër surprizë e pakëndshme vjen për të.

Konti ka ndërprerë stërvitjen e sotme me Milanin, për shkak se ka ndjerë shqetësime në gju dhe është dërguar menjëherë në klinikë.

Paraprakisht dyshohet se dëmtimi nuk është i një shkalle të rëndë si ai i mëparshmi, por që gjithsesi do ta mbajë ende edhe për disa kohë jashtë skuadrës.
Në ditët në vijim, Konti do t’i nënshtrohet analizave më të detajuara për të përcaktuar edhe afatet e rikuperimit, por ajo që është e qartë tashmë, është se mbrojtësi e ka humbur sezonin.

Leave a Reply

Top