Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Tomas Strakosha ishte spektakolar në portë gjatë ndeshjes me Norvegjisë, që “kuqezinjët” e humbën me rezultat 0:1. Ai pas sfidës ka dhënë komentin e tij.
“Diferencat nuk ishin shumë të mëdha, por ata ishin më të organizuar taktikisht, por edhe fizikisht. Ne luajtëm disi me frikë, por ishte edhe një lloj eksperimenti, pasi kishim shumë lojtarë të rinj në fushë. Normalisht që lojtarët e rinj është e vështirë të japin maksimumin që në takimin e pare”, ka thënë Strakosha.