Maqedonia U21 pëson edhe disfatën e 5-të

Përfaqësuesja e U21 e Maqedonisë vazhdon me serinë negative të rezultatave, pasi regjistroi edhe disfatën e 5-të në eliminatoret e Kampionatit Evropian që do të zhvillohet vitin 2019-të në Itali. Maqedonia sot u mposhtë në transfertë nga Austria me rezultat 2:0. Honshak në minutën e 65-të dhe 73-të shënoi golat për fitore të austriakëve.

Këtë ndeshje Shpresat e vendit e zhvilluan pa seleksionuesin e tyre Blagoja Milevskin, pasi ky i fundit ishte pezulluar nga UEFA për shkak të reagimeve ndaj vendimeve të arbitrave në takimin me Rusinë të luajtur në Shkup.

Maqedonia vazhdon të mbetet e fundit në tabelën e grupit 7-të me vetëm 3 pikë po aq sa ka edhe Gjibraltari në vendin e 5-të. Serbia vazhdon të kryesojë grupin me 18 pikë, para Rusisë dhe Austrisë që kanë nga 13 respektivisht 12 pikë.

Maqedonia deri në fund të këtij cikli eliminator do të luajë edhe me Serbinë, Rusinë, Gjibraltarin dhe Armeninë./InfOSport.mk

Leave a Reply