Kosova me zviceranin Shalandes në krye merr edhe fitoren e dytë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nën drejtimin e trajnerit zviceran, Shalandes ka arritur që të marrë edhe fitoren e dytë rradhazi, njofton “infOSport.mk”.

Pas fitores të ditëve më parë ndaj Madagaskarit, sot përfaqësuesja kosovare mundi Burkina Fason me rezultatin 2:0.

Që të dy golat përfaqësuesja e Kosovës i gjeti në pjesën e dytë, me Vedat Muriqin, i cili shënoi në minutën e 74-të dhe Leart Paqarada, që shënoi në minutën e fundit të takimit.

Fitroja e sontme dhe ajo kundër Madagaskarit,  më tepër sesa morali, pritet ta ndihmojë përfaqësuesen e Kosovës për t’u ngritur disa pozicione në renditjen e UEFA-s  dhe FIFA-s.

Leave a Reply