Italia dhe Anglia janë ndarë me një barazim 1:1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Vembli”. Anglezët dominuan në pjesën e parë dhe arritën të gjejnë edhe golin, ndonëse mes kontestimeve të italianëve.
Arbitri vërshëllen për një faull për vendasit, në afërsi të zonës dhe fut dorë në xhep për të ndëshkuar Candrevën, por anglezët luajnë menjëherë topin dhe Lingard gjen Vardyn në zonë, që dërgon topin në rrjetën e portës së Donnarummës.
Në minutën e 87’, Chiesa futet në zonë dhe pengohet nga Tarkoëski, ndërsa gjyqtari Denis Aytekin, pasi konsultohet me VAR-in, akordon 11-metërsh për italianët. Penalltinë e ekzekuton Insigne, që e dërgon topin në rrjetë dhe barazon rezultatin. Anglia tenton të shënojë golin e fitores, në minutat e mbetura, por nuk ka fuqinë e duhur për të çarë mbrojtjen italiane, duke bërë që takimi të mbyllet në barazim 1-1.