Pas super golit të shënuar ndaj Greqisë në ndeshjen e para disa ditëve të zhvilluar në Selanik, futbollisti me origjinë nga Tetova, Blerim Xhemaili ka shënuar edhe golin e dytë rradhazi, kësaj rradhe në ndeshjen që në këto momente përfaqësuesja e Zvicrës po e zhvillon ndaj Panamasë, njofton “infOSport.mk”.
Xhemaili shënoi golin e parë për Zvicrën në këtë përballje në minutën e 22-të pas një super aksioni dhe pasimi të dyfishtë me Gavranoviç, ndërsa vlen të ceket se vetëm 9 minuta më pas në listën e golashënuesve për “helvetikët” u regjistrua edhe kapiteni, Granit Xhaka, i cili doli të jetë i saktë nga pika e bardhë.
Aktualisht në këtë ndeshje është duke u zhvilluar minuta e 70-të, ndërsa Zvicra po avanson me rezultatin 6:0.
Në listën e golashënuesve përveç Blerim Xhemailit dhe Granit Xhakës, u regjistruan edhe Embolo, Zuber, Drmiç dhe Frei.