Kombëtarja shqiptare e futbollit në ndeshjen e saj të parë të vitit 2018-të ka pësuar disfatë 0:1 në “Elbasan Arena” përballë Norvegjisë, njofton “infOSport.mk”. Vendosi goli i rezervistit Sigurd Rosted në minutën e 71-të, kur mjaft mirë kërceu në zonën kundërshtare dhe me kokë mposhti portierin Strakosha. Ky i fundit ishte superior në takimin e sotshëm, dhe vetëm falë tij Shqipëria nuk pranoi edhe ndonjë gol tjetër.
Norvegjia kalon në epërsi ndaj ShqipërisëSHQIPËRIA – NORVEGJIA 0:1(S. Rosted 71')
Публикувахте от infosport.mk в 26 март 2018 г.
Sa i përket Kombëtares “kuq e zi” ajo ishte shumë anemike dhe pa ide për goditjen përfundimtare, e cila mungoi sot, përveç në disa raste kur me goditje nga distanca u kanosën drejt portës së portierit mysafir, Nyland, i cili nuk kishte nevojë të intervenojë në asnjë rast.
Dy raste brenda një minuti për Shqipërinë
Публикувахте от infosport.mk в 26 март 2018 г.
Kumanovari Naser luajti për gjatë 90-të minutave në këtë ndeshje, ndërsa debutimin e tyre bënë edhe Kamer Qaka, i cili për fat të keq në fundin e pjesës së parë për shkak të një lëndimi duheshe të zëvendësohet nga Keidi Bare, ndërsa gjithashtu sonte me fanellën “kuq e zi” debutoi edhe futbollisti kosovar i Grasshopersit, Bujar Lika, si dhe ish futbollisti i Partizanit të Tiranës, Ylber Ramadani.