Shqipëria sonte në “Elbasan Arena” u mund nga Norvegjia me rezultatin minimale 0:1, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo një ndeshje në të cilën djemtë “kuqezinj” nuk arritën të dërgojnë asnjë goditje brenda kuadratit, ndërsa në saje të një loje të tillë, nuk kishte se si ti ikin disfatës nga kjo miqësore, e cila mund të ishte edhe më e lartë në rast se Panuçi në portë nuk do të kishte të disponuarin Thomas Strakosha.
Pritjet e tij rezultuan shumë deçizive në dy raste, kur fillimisht ndali goditjen e Eljunusi nga brendia e zonës, ndërsa momenti që përfitoi duartrokitjet e shumta, ishte ai i minutave shtesë, kur edhe pse kishte përballë tre futbollistëve norvegjez, në fund i’a doli të ruajë portën e tij, transmeton “infOSport.mk”.
Super Strakosha fare në fund shpëton Shqipërinë edhe nga goli i dytë në ndeshjen ndaj Norvegjisë. Ndeshja në "Elbasan Arena" mbyllet me fitoren minimale të skandinavëve 0:1, falë golit të shënuar nga Rosted në minutën e 71-të.
Публикувахте от infosport.mk в 26 март 2018 г.
Për këtë ai përveç duartrokitjeve që morri nga publiku besnik që qëndrroi në tribuna deri në fund, edhe përkundër të rreshurave të mëdha të shiut, morri një falënderim edhe nga zëvendës kapiteni, Mërgim Mavraj.
Ndryshe golin e vetëm për Norvegjinë në këtë përballje, e realizoi Sigurd Rosted në minutën e 71-të, kur me kokë kërceu më së larti në zonën e rreptësisë dhe arriti që të mposht gardianin shqiptarë.