Pas takimit Pelisteri-Vardari është shtyrë edhe përballja ndërmjet Skopjes dhe Shkëndijës e vlefshme për xhiron e 25-të në elitën e futbollit vendor. Përballja në fjalë ishte e programuar të luhet të enjten, mirëpo me kërkesë të FC Skopjes që për shkaqe të njejta si Vardari (për futbollistët e angazhuar në përfaqësuese)kanë kërkuar që takimi me tetovarët të mos luhet këtë javë.
Skopje ka tre reprezentues në ekip si Hristijan Stevkovski, Esmin Liçina dhe Benjamin Demir./InfOSport.mk