Junajtedi dhe Bajern Munihu çmenden pas Hysajt, gati oferta 50 milionëshe

Bajerni i Munihut është gati për të vendosur një rekord të ri transferimesh në Bundesligën gjermane, duke ofruar plotë 50 milionë euro për shërbimet e shqiptarit të Napolit, Elseid Hysaj.

Në këtë mënyrë “bavarezët” futen në garë me Juventusin në Serinë A, Barcelonën dhe Atletiko Madridin në La Liga, dhe Mançester Junajtedin dhe Arsenalin në Premierligën angleze.

Sipas mediave në Itali, gjigantët bavarezë janë gati të paguajnë klauzolën e përcaktuar nga Napoli për prishjen e kontratës. Së fundmi është zbuluar edhe kushti që transferimi të realizohet: pagesa e shifrës duhet të realizohet nga data 1 deri më 15 korrik.

Ky është afati i vetëm kohor kur klubet e interesuara për mbrojtësin shqiptar mund të mësyjnë për t’ia rrëmbyer 24-vjeçarin Napolit, me Hysajn që është një prej pikave më të forta të skuadrës së Sarrit dhe i ka bindur të gjithë me paraqitjet në nivele të larta.

Nëse Bajerni do të fitonte garën me klubet e tjerë të mëdhenj europian, blerja e Elseid Hysajt për 50 milionë euro do të vendoste edhe një rekord transferimesh në Bundesligën gjermane, aty ku për momentin primati mbahet pikërisht nga “bavarezët”, me 41,5 milionë euro të paguara te Lioni për mesfushorin Korentin Toliso gjatë verës së vitit 2017-të.

Leave a Reply