Me mbërritjen e Kombëtares shqiptare në “Elbasan Arena”, është shënuar edhe incidenti i parë. Mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, pasi ka zbritur nga autobusi në të cilin gjendej së bashku me pjesën tjetër të grupit “kuq e zi”, ka nxituar të takoj disa të njohur që kishin ardhur për të ndjekur atë nga afër në ndeshjen e sotme kundër Norvegjisë.
Megjithatë mesfushori i Bazelit ka hasur në refuzimin e policëve, të cilët nuk kanë lejuar që këta persona të kalonin rrethimin e policisë, njofton “vipsport.al”, përcjellë “infOSport.mk”.
E gjithë kjo ka shkaktuar disa momente tensioni për Xhakën, i cili ka ngritur zërin duke kërkuar llogari nga policët për veprimin e tyre, mirëpo që në fund gjithçka ka përfunduar mirë.