Elseid Hysaj është një nga katër “fantastikët” e Napolit. Vlera e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare është rritur ndjeshëm që nga dita kur ai veshi fanellën e skuadrës së Sarrit.
Ai është një nga futbollistët, vlera e të cilit ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme në treg. Napoli pagoi 6 milionë euro për ta transferuar, ndërkohë që aktualisht sipas “CIES” kartoni i tij vlen 68 milionë euro.
Përveç tij ka edhe 3 lojtarë të tjerë që iu është rritur vlera. Insinje, Mertens dhe Kulibali janë lojtarët e tjerë të Napolit që vlera e tyre është rritur. Skuadra napolitane është duke luftuar për titullin kampion këtë vit dhe në krahasim me vitin e kaluar ka 10 pikë më shumë.