Futbollisti nga Maqedonia i FC Mariupolit, Besir Demiri ka qenë i ftuar në emisionin ‘Sportmania’, ku për herë të parë ekzkluzivisht për një television sqaroi në detaje transferimin e tij te skuadra ukrainase.
“Me të vërtetë kisha edhe opsione tjera dhe oferta konkrete nga klubet tjera, por un isha ai që vetëvendosa dhe me ndihmën e agjentit Shaqir Rexhepi nga Tetova dhe shokut tim nga Vardari, Novak, i cili është nga Ukraina të dy më ndihmuan për këtë transferim te Mariupoli dhe i faleminderojë të gjithë për kontributin”, tha Besir Demiri në Sportmania.
Shkupjani të ardhmen e sheh në ndonjë klub më të madh se ai i Mariupolit dhe jep sinjale që veres që vjen mund të lëviz në ndonjë skuadër tjetër.
“Qëllimi im nuk është që të jem pjesë e Mariupolit 3-4 vitet e ardhshme, por objektivi im është që vitet në vijim të jem në një ndër ekipet më të forta të Evropës”, thotë Demiri.
Besir Demiri në emisionin Sportmania sqaron për transferimin e tij te FC Mariupoli
Публикувахте от Tv Shenja в 26 март 2018 г.
DEMIRI NË SPORTMANIA: DUA TË LUAJ NË EKIP EVROPIAN! Futbollisti shkupjan Besir Demiri i cili është pjesë e ekipit ukrainas Maripuol,në emisionin Sportmania ka shpalosur planet e tij për të ardhmen. Ish-futbollisti i Shkëndijës dhe Vardarit ka thënë se qëllimi i tij nuk është të qëndrojë tek Mariupoli për 3 apo 4 vitet e ardhshme, me 23 vjeçarin i cili nuk fsheh dëshirën që në një të ardhme të afërt të jetë pjesë e ndonjë ekipi të fortë evropian.
Публикувахте от Tv Shenja в 26 март 2018 г.