Besar Iseni nuk do të jetë në gjendje për të ndihmuar përfaqësuesen U21 TË Maqedonisë në ndeshjen e nesërme eliminatore kundër Austrisë në transfertë, njofton “infOSport.mk”.
Mesfushori shqiptarë zhvilloi një super ndeshje ndaj Rusisë ditë më parë, ku për fat të keq shpresat e vendit në fund u mundën me rezultatin 3:4. Iseni në atë ndeshje ishte ndër më të mirët te ekipi i Bllagoja Milevskit, që gjithashtu për këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e mbrojtësit Aleksa Amanoviç, që ndaj rusëve u ndëshkua me të kuq.
Lajm i mirë për seleksionuesin e Maqedonisë U21 është rikthimi i Tihomir Kostadinov, i cili gjithashtu për shkak suspendimit të kartonëve mungoi në ndeshjen ndaj Rusisë.
Ndeshja Austri – Maqedoni në program është gjatë ditës së nesërme dhe e njëjta do të zhvillohet në BSFZ-Arena me fillim në ora 18:00.