Skuadra kampione e Gjermanisë, Bajern Munihu mohon zërat lidhur me shitjen e sulmuesit të saj më të mirë, Robert Levandovski. Një gjë të tillë ka pohuar shefi i klubit gjerman, Karl-Hajnc Rumenige, i cili tha se Bajerni nuk është i gatshëm të shesë sulmuesin polak gjatë sezonit të verës, edhe përkundër interesave të pretenduara të dy skuadrave gjigande europiane, Real Madrid dhe Mançester Junajted.
Gjatë një interviste për gazetën sportive “Kicker sports”, Rumenige deklaroi se Levandovski ishte një pjesë shumë e rëndësishme e ekipit të tyre, duke shtuar se ai pretendohej të ishte numri nëntë më i mirë në Europë.
29 vjeçari Levandovski te Bajerni i Munihut erdhi në vitin 2014-të nga rradhët e Borusia Dortmundit, ndërsa kontrata e tij me ekipin “bavarez” është valide deri në vitin 2021.