Futbollistët e Partizanit të Beogradit gjatë ditës së djeshme zhvilluan një miqësore ndaj skuadrës boshnjake të Radnik, në fushën e kësaj të fundit. Skuadra serbe në fund shënoi fitore me rezultatin 0:1, ndërsa e gjithë kjo ishte në plan të dytë, pasi edhe pse bëhej fjalë për një ndeshje miqësore në tribunat e stadiumit në Bijelinje ishin tubuar rreth 3500 tifoz, shumica serb.
Partizani në këtë ndeshje kishte përkrahjen e disa qindra tifozëve të saj “Grobari”, ndërsa në përgjithësi pjesa e tyre ishin tifoz lokal që bëjnë tifo për këtë skuadër dhe që para fillimit të ndeshjes përmes një parade shëtisnin nëpër rrugët e Bijeljinës me flamuj të ndryshëm, ku mund të vërehej edhe një flamur me mbishkrimin “Ushtria e Republikës Srpska”, ndërsa për më tepër në tribuna ata shpalosën një pankartë me fjalë fyese ndaj NATO-s, ndërsa gjithashtu në tribuna kishin vendosur edhe foton e kriminelit të dënuar Ratko Mladiq!.
Mirëpo edhe përkundër gjithë këtyre provokimeve të tifozëve serb, arbitri kryesor Rajko Djorxhiç, që njëherit ndanë drejtësinë në ndeshjet e Ligës së Parë serbe, ishte i detyruar që të ndërpresë ndeshjen, mirëpo një gjë të tillë nuk bëri.
Duke pasur parasysh se UEFA lidhur me gjëra të këtilla ka zero tolerancë, pritet që të reagojë edhe Federata Boshnjake e Futbollit, e cila kishte dhënë leje përr zhvillimin e këtij takimi.