Në konferencën për shtyp të disa ditëve më parë, trajneri i Kombëtares, Krisitian Panuçi, theksoi se nuk dëshiron të ketë në ekip lojtarë që një herë thonë “Po” dhe më pas thonë “Jo”. Ai përdori edhe shprehjen: “Nuk dua lojtarë pa by…”, duke iu referuar rastit të Zhegrovës, edhe pse nuk përmendi emra.
Përgjigjen për trajnerin italian të kuqezinjve e ka dhënë sekretari i përgjithshëm i Federatës Kosovare të Futbollit, Eroll Salihu. Në një intervistë për “Panorama Sport”, mes të tjerash ai është shprehur:
“Ne e kemi fituar me gjak të drejtën për të luajtur sipas rregullave të FIFA-s dhe UEFA-s. Trajneri Panuçi është i ri dhe nuk e njeh historinë. Nuk kemi pasur përçarje asnjëherë. Më parë lojtarë kosovarë kanë luajtur për Shqipërinë dhe kanë dhënë maksimumin. Tani, për asnjë lojtar kosovar nuk mund të pretendohet se do më shumë Shqipërinë se Kosovën”.