Përfaqësuesja e Maqedonisë është rikthyer me 11 medalje nga Kampionati Ballkanik në karate që u zhvillua në Stamboll të Turqisë.
Kampion i Ballkanit u shpall Berat Jakupi në 84 kg dhe Mursel Misini në 75 kg, ndërsa me medalje të arta u stolisën edhe Simona Zaborska, Emil Pavlov si dhe ekipi i meshkujve në garat ekipore në kategorinë e luftrave dhe femnat në kategorinë kata.
Veronika Kostovska dhe Dragana Mangovska arritën të rrëmbejnë medalje të argjendtë, ndërsa me të bronztë u stolisën Natasha Stefanovska, Goran Nikollovski dhe Aziz Ismaili. Maqedonia në listën e medaljeve përfundoi e dyta, pas vendit organizator, Turqisë.