E diela do të mbahet mend si dita e Gjibraltarit, që ka shkruar (sërish) historinë. Një gol i Liam Uoker, mesfushor i cili luan te Nots Kaunti në Angli, i ka dhënë kombëtares së tij fitoren e parë shtëpiake në histori. Një ditë feste pa fund, për fitoren e dytë në total në historinë e vendit të vogël.
Uoker, i cili është edhe lojtari me më shumë ndeshje në kombëtare, shënoi golin vendimtar në fitoren 1-0 ndaj Letonisë, para shumë pak tifozëve në stadium, por mjaftonin lojtarët për ta kthyer në festë ditën pas fishkëllimës finale. Fitorja e mëparshme ishte arritur në Maltë, në vitin 2014. Katër vite përpjekje e rritje në futboll, katër vite pritje për një fitore të madhe, për një shtet që është njohur vetëm në vitin 2016 nga FIFA.
Vend i vogël Gjibraltari, por federata vendase ka projekte serioze për të ndihmuar klubet vendase të rriten, të kenë një infrastrukturë moderne dhe të tërheqin sa më shumë fëmijë për të ndjekur futbollin, ndërkohë që trajnerët do të paguhen edhe nga federata.