Derbi i dy skuadrave të mëdha rivale nga Verilindja e Turqisë midis Artvina dhe Karsa si zakonisht tubon rreth 10 mijë tifoz. Edhe përkundër faktit se bëhet fjalë për një ndeshje të Ligës amatore, atmosfera që krijojnë në stadium tifozët bënë që të njëjtës t’ia kenë zili edhe skuadrat e njohura nga Stambolli dhe shumë skuadra të tjera europiane, e mos të flasim për futbollin tonë vendor.
Në gjithë Botën ekzistojnë derbi lokal, ndërsa shumë pak është i njohur derbi midis Artvin Hapaspor dhe Karsa, dy skuadrat më të mëdha rivale në zonën 3 të Ligës amatore turke.
Tifozët e këtyre dy skuadrave edhe sot vërtetuan se mund të barazohen edhe me tifo grupet më të mëdha, ndërsa për këtë më së miri flasin fotot të cilat i kishte siguruar ekipi i “Anadolu Agency”.
Ndryshe sa i përket epilogut përfundimtarë të këtij takimi, ishte skuadra vendase e Artvin që shënoi fitore me rezultatin 2:0, duke marrë kryesimin në renditjen tabelare në këtë ligë.
Me dhjetëra mijë tifozë që nga mëngjesi kishin vërshuar rrugët, ndërsa tribunat e stadiumit ishin stërmbushur dy orë para startit të takimit.
Ndërkohë tifozët e mbetur jashtë tribunave ndeshjen në fjalë kishin vendosur ta ndjekin nga ballkonet e një pallati që ishte në ndërtim e sipër aty pranë stadiumit si dhe nga klumi i një ndërtese tjetër përreth stadiumit.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes tifozët e Artvin me flakadane kishin filluar festën, e cila do të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes.