Humbja e pësuar me Sllovakinë 3-2 i djeg ende trajnerit të Kombëtares U21 Alban Bushi. Sipas tij humbja ndaj Sllovakisë erdhi për gabime individuale të mbrojtësve. “Mendoj se humbëm për shkak të gabimeve individuale jo kolektive kjo sepse futbollistët në këtë repart kishin shumë pak minuta në këmbët e tyre. Megjithatë jam i kënaqur se ata dhanë maksimumin e tyre. Këto kohët e fundit repartin e mbrojtjes e kemi problematike. E dinim që do të kishim probleme”, – theksoi Bushi.
Vallë janë këto sinjale që Bushi kësaj rradhe do të këmbëngulë edhe më shumë për mbrojtësin shqiptarë të Rabotniçkit, Nehar Sadiki, emri i të cilit tashmë një kohë më të gjatë po lidhet me Kombëtaren shpresa të Shqipërisë. Informacionet e “infOSport.mk” flasin se Bushi e pëlqen shumë futbollistin me origjinë nga Kumanova dhe se përmes të dërguarve të tij ka kontaktuar me të, mirëpo deri më tani pa sukses.
Megjithatë fjalët e tij të fundit në Konferencën e sotme për shtyp mund të sjellin ofenzivën e rradhës të drejtuesve të Federatës shqiptare të Futbollit për të bindur 20-vjeçarin Sadiki.