Bekam: Te skuadra ime do të sjellë Ançelotin, Runin dhe Ronaldon!

Dejvid Bekam ka premtuar se do të ndërtojë një superskuadër në SHBA, duke kthyer Majemi FC në një ekip dominues në futbollin e këtij vendi. Sipas mediave britanike, plani i tij është që të afrojë emra të njohur, jo thjesht për t’i dhënë famë, por edhe për të lënë gjurmë me lojën e tyre në MLS.

Majemi FC d të fillojë të luajë në kampionatin amerikan në vitin 2020 dhe deri atëherë, Bekam do të ketë si objektiv t’u mbushë mendjen Karlo Ançelotit, Uejn Runit dhe Kristiano Ronaldos që t’i bashkohen projektit të tij ambicioz.

Bekam i ka telefonuar Ançelotit duke i kërkuar që të bëhet trajneri i kësaj skuadre, ndërsa ka një marrëdhënie mjaft të mirë me teknikun që e ka drejtuar te Milan dhe PSG. Nëse italiani do të mbetet në Europë, Bekam kërkon që Zinedin Zidan ose Brus Arena, të marrin drejtimit e ekipit më të ri në kampionatin amerikan.

Për të bërë emër nëpërmjet rezultateve,  duhet një golashënues race, dhe Bekam ka zgjedhur dy të tillë. Runin dhe Ronaldo. I pari nuk ka fshehur asnjëherë dëshirën për të provuar të luajë në SHBA dhe me kontratën te Everton që i mbaron vitin e ardhshëm, transferimi bëhet mëse i mundur.

Për Ronaldon, situata është paksa më e komplikuar sepse ai ka një kontratë deri në vitin 2021 me Realin dhe për ta bindur që të shkojë në SHBA, do të duhet që të bëhet një sakrificë e rëndësishme ekonomike. (vipsport.al)

Leave a Reply