Trajneri Batatina u bë protagonist i një debati në Kosovë vetëm pak ditë më parë kur u shpreh se Kosova duhet të pastrohet nga trajnerët nga Shqipëria, pasi ka mjafuteshëm trajnerë kosovarë, ndërsa së fundmi ai ka folur edhe me zgjedhjen e bërë nga Zhegrova, duke thënë se talentët e Kosovës nuk mund ti marrë askush, pasi janë fryti i këtij vendi dhe Zoti i ka lindur në Kosovë.
“Edhe nëse je vëllai i madh duhet ta respektosh vëllain e vogël dhe ta ndihmosh atë të avancojë dhe të rritet jo të pengohet në aspektin profesional. Talentet e Kosovës nuk mundet t’i marrë askush sepse janë fryti i këtij vendi dhe zoti i ka lindur në Kosovë dhe për këtë vend do ta djersisin fanellën, për vendlindjen e vet dhe gjithmonë do të ndihen krenarë me shtetin e ri, Kosovën. Kur ka qenë koha ne ju kemi ndihmu vllëezërve tanë por tani ne duhet të ndërtojmë shtëpinë tonë dhe ta ngrejmë në nivelin sa më të lartë sportiv dhe të rritemi dita ditës sa më shumë duke i respektuar të tjerët. Lufta ka përfunduar por tani duhet të luftohet në fushën sportive për të zhvilluar dhe ngritur vendin. Respekt për djemtë që zgjodhen Kosovën”, – shkruhej në postimin e trajnerit Batatina në profilin e tij në “facebook”.