Nuk kanë fund problemet me gazetarët për mesfushorin turk Arda Turan. Pas ngjarjes së 6 qershorit, ku mesfushori dhunoi një gazetar brenda në avion, gjë që solli edhe përjashtimin nga kombëtarja, Turan është bërë sërish protagonist.
Ai ka dy javë që u martua me bashkëshorten e tij, ndërsa një gazetar i është afruar duke pyetur të shoqen: “Si ishte dasma, shkoi siç e kishit imagjinuar?”
Por ajo nuk u përgjigj duke injoruar pyetjen e gazetarit. Gazetari nuk e priti mirë heshtjen dhe e pyet nëse Arda e ka ndaluar të flasë?
Ky moment nuk është pritur mirë nga mesfushori, i cili iu kthye gazetarit duke e kërcënuar. “Kujdes. Mos fol më se do të të thyej turinjtë.”
Çifti ishte bashkë me vëllain e tij dhe gruan në një restorant kur ndodhi incidenti. Gazetari nuk e zgjati pas reagimit të ashpër të Turan duke u larguar.