Për shkak të kushteve të papërshtatshme klimatike Komisioni për Gara pranë FFM-së vendosi të bëjë ndryshime në orarin e ndeshjeve të Ligave të Dyta, Lindje dhe Perëndim.
Edhe pse për sot ishte paraparë që të zhvillohen ndeshjet e javës së 18-të në të dyja konferencat, të reshurat e borës që kapluan së fundmi vendin tonë, bënë që të njëjtat të mos zhvillohen dhe të shtyhen për javën tjetër.
Kësisoj ndeshjet e javës së 18-të në Ligën e Dytë – Lindje dhe Perëndim do të zhvillohen ditën e fundit të marsit, ndërsa me këtë ndryshim, erdhi edhe te shtyerja e ndeshjeve të javëve në vijim, të cilat do të zhvillohen sipas orarit në vijim:
Java e 18-të – 31.03.2018 në orën 15:00
Java e 19-të – 07.04.2018 në orën 16:00
Java e 20-të – 14.04.2018 në orën 16:00
Java e 21-të – 17.04.2018 në orën 16:00