Futbollisti me origjinë nga Kërçova, Valon Ahmedi, nuk është ftuar nga ana e trajnerit të Kombëtares shqiptare Kristian Panuçi për miqësoren e së hënës ndaj Norvegjisë, ashtu që sot me skuadrën e tij, Mariborin, duke shfrytëzuar pushimin për shkak ndeshjeve të Kombëtareve zhvilluan një miqësore me ekipin austriak të Shturm Graz.
Edhe pse austriakët ishin të parët që shënuan në këtë ndeshje me anë të Edomëonyi (13’), në fund Maribori shënoi fitore me rezultatin 1:2, ku një super gol realizoi pikërisht futbollisti shqiptarë, Valon Ahmedi.
Super goli i Valon Ahmedit me fanellen e Mariborit ne miqesoren ndaj austriakeve te Shturm Graz
Публикувахте от infosport.mk в 24 март 2018 г.
Futbollisti kërçovarë shënoi nga gjuajtja e lirë, kur mjaft mirë ekzekutoi të njëjtën me të majtën e tij, kur edhe barazoi shifrat në 1:1. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 33-të, teksa vetëm tre minuta më pas Bohar shënoi edhe golin e dytë për Mariborin, duke i siguruar në këtë mënyrë fitoren skuadrës sllovene.
Valon Ahmedi ishte një nga zgjedhjet e Panuçit, pasi i njëjti ishte grumbulluar në ndeshjet e fundit të Kombëtares, mirëpo jo edhe këtë herë për ndeshjen ndaj Norvegjisë.