Të gjithë janë të fiksuar pas yllit brazilian, Nejmar. Sikur të mos mjaftonte transferimi prej 222 milionë eurosh nga Barcelona te PSZH-ja verën e kaluar, tani ka ardhur një ofertë e re për sulmuesin brazilian.
Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle, “Diario Gol”, është Mançester Junajtedi, klubi që kërkon shërbimet e brazilianit dhe që ofron plotë 300 milion euro.
Madje nuk përjashtohet mundësia që në negociata të përfshihet edhe mesfushori francez, Poll Pogba.
Zërat për një largim të mundshëm të Nejmarit nga PSZH-ja kanë filluar që herët, ndërkohë që eliminimi nga Liga e Kampionëve ka bërë që hipoteza për një largim të forcohet edhe më shumë.
Në gjurmët e tij prej kohësh është edhe Reali, por nëse “Djajtë e kuq” ofrojnë 300 milionë euro, atëherë e ardhmja e tij mund të jetë pikërisht Premierliga angleze.