Me mesazhe dhe flamur shqiptarë sulmohen ambientet e federatës së hendbollit serb

Flamur shqiptar dhe mesazhe të shkruara në dritaret e ambienteve të Federatës së Hendbollit serb janë vërejtur mëngjesin e sotëm, e që kanë të bëjnë me anulimin e ndeshjes midis Serbisë dhe Kosovës në konkurrencë të femrave për grupmoshat e reja.

Persona të paidentifikuar deri më tani kishin vizatuar flamurin kombëtarë shqiptarë dhe mbishkrimi “No Himni, No Parti”, ndërsa gjithashtu në shenjë proteste ata i kishin vënë një kyç derës së hymjes të FHS.

Në ndërkohë, Federata e Hendbollit Evropian (EHF) ka pezulluar Federatën e Hendbollit të Serbisë dhe ka përjashtuar ekipin kombëtar junior të Serbisë prej kualifikueseve për Kupën e Botës.

Gjithashtu vlen të theksohet se Kosova nuk do të jetë në gjendje të luajë edhe ndeshjet e tjera ndaj Norvegjisë dhe Sllovakisë në tokën serbe.

 

Leave a Reply