Përfaqësuesja e Maqedonisë U17 është mundur 0:3 në transfertën ndaj Polonisë në ndeshjen e dytë të grupit të tretë elitarë kualifikues, duke humbur shpresat për një kualifikim për në Europian, njofton “infOSport.mk”.
Bazuar në atë çfarë ndodhi në fushën e blertë, Maqedonia nuk meritoi një disfatë të këtillë, për më shumë nëse arbitri kryesor nuk do të merrte atë vendim të çuditshëm, që për shkak simulimit të Novevskit të ndërpresë aksionin e “verdhekuqve”, të cilët arritën që të shënojnë një super gol.
Goli i anuluar i Maqedonisë U17!!!
Goli i anuluar i Maqedonisë U17 që habiti të gjithë, madje edhe disa nga tifozët polak që ishin prezent në tribunat e stadiumit!!!
Публикувахте от infosport.mk в 24 март 2018 г.
E gjithë kjo ndodhi në minutën e 22-të, ndërkohë vetëm 8 minuta më pas Zhuk shënoi golin e epërsisë për Poloninë.
Polonia U17 avanson ndaj Maqedonisë U17
Gjenerata U17, Polonia avanson ndaj MaqedonisëPOLONIA U17 – MAQEDONIA U17 1:0(Zhuk 30')
Публикувахте от infosport.mk в 24 март 2018 г.
Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa gjatë pjesës së dytë polakët shënuan edhe dy gola të tjerë, fillimisht me anë të Bida (67’), dhe më pas edhe me anë të Riçert (3:0), duke bërë që në fund kjo fitore e tyre të rezultojë shumë e lehtë.
Maqedonia U17 pësoi edhe golin e tretë ndaj Plonisë
Публикувахте от infosport.mk в 24 март 2018 г.
Ndryshe ishte kjo disfata e dytë e Maqedonisë, pas asaj ndaj Irlandës (0:3), ndërsa ndeshjen e fundit të besuarit e trajnerit Staniq do ta zhvillojnë kundër Gjeorgjisë, që në ndeshjen e saj të parë kishte barazuar ndaj Polonisë me rezultatin 2:2.