Kampioni në fuqi i Formula 1, Luis Hamilton do të niset i pari në garën e nesërme që do të zhvillohet në Australi. Me Mercedesin e tij, Hamilton arriti të regjistrojë xhiron më të shpejtë të të gjitha kohërave në pistën e “Albert Park”-ut, me kohën 1 minutë, 21 sekonda e 164 të mijëtat, duke lënë pas vetes dyshen e Ferrarit, Kimi Raikonen dhe Sebastian Fetel.
Pas dy pilotëve të “kokëkuqes” janë renditur dy pilotët e Red Bull, Maks Verstapen dhe Daniel Rikiardo, ndërsa në mesin e 10 pilotëve të parë ka vend edhe për Magnusen Grozhan, Haleknberg, Sajnc dhe Botas.
Me “pole positionin” e sotëm, britaniku Hamilton është ngjitur në kuotën e 7 të tillave vetëm në pistën e Melburn.