Seleksionuesi Bernard Çalanders dhe talenti Edon Zhegrova kanë debutuar me fitore te përfaqësuesja e Kosovës, pasi fituan ndeshjen kontrolluese ndaj Madagaskarit me rezultat 1:0. Golin e fitores për Kosovën e realizoi Zhegrova në minutën e 48-të të ndeshjes.
Kosovës në këtë përballje iu anuluan dy gola, nga një në secilën pjesë, me Vedat Muriqin gjatë 45 minutave të para dhe Atdhe Nuhiun në 45 minutëshin e dytë, që të dy për shkak pozitës jashtë loje.
Gjthashtu vlenë të ceket se përfaqësuesja e Madagaskarit gjatë pjesës së parë fitoi një 11 metërsh në minutën e 35-të, por që nuk arritën ta shndërrojnë në gol. Kosova ndeshjen e radhës kontrolluese do ta zhvillojë pas katër ditëve ndaj Burkina Faso./InfOSport.mk