Super goli i Blerim Xhemailit ndaj Greqisë (VIDEO)

Zvicra sonte në Selanik zhvilloi një miqësore ndaj Greqisë, ku fjalën kryesor e patën futbollistët shqiptarë, njofton “infOSport.mk”.

Ishte pikërisht futbollisti nga Bogovina e Tetovës, Blerim Xhemaili që vendosi fatin e këtij takimi, duke shënuar një super gol me gjysmë gërshërë dhe duke u përkujdesur në fund për fitoren e “helvetëve” në këtë transfertë.

Xhemaili këtë gol të bukur e realizoi në minutën e 59-të, ndërsa përveç tij pjesë e kësaj fitore të Zvicrës nga futbollistët shqiptarë ishin edhe Valon Behrami dhe Granit Xhaka, i cili njëherit barte edhe shiritin e kapitenit, pas largimit të Litshtajner.

Leave a Reply