Shpresat e Maqedonisë ishin shumë të pafat në takimin e sotshëm kualifikues ndaj Rusisë, njofton “infOSport.mk”. Në një ndeshje të çmendur me plotë 7 gola të shënuar në fund Maqedonia pësoi disfatë me rezultatin 3:4. Golin e fitores rusët e shënuan në minutën e katërt shtesë me anë të Bakaev, ndërsa përveç tij në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Melhadze dhe Obljakob, i cili realizoi dy gola.
Në anën tjetër për shpresat e vendit Aleksa Amanoviq gjeti dy herë rrjetën, edhe atë falë penaltive, teksa një gol realizoi edhe kapiteni Petar Petkovski.
Golat nga ndeshja Maqedonia U21 – Rusia U21 3:4
Mbyllet ndeshja kualifikuese Maqedoni U21 – Rusi U21, 3:4
Публикувахте от infosport.mk в 23 март 2018 г.
Maqedonia takimin e mbylli me një lojtar më pak në fushë, pasi në të 86-të, autori i dy golave, Amanoviq u përjashtua nga fusha me karton të kuq.
Ishte kjo disfata e katërt e të besuarve të trajnerit Bllagoja Milevski, pas atyre ndaj Gjibraltarit, Austrisë dhe Serbisë. Ndeshjen e radhës Maqedonia në kuadër të eliminatoreve të Evropianit do ta zhvillojë me 27 mars në transfertë ndaj Austrisë.
Foto: gol.mk