Anglia shënoi fitore minimale 0:1 si mysafir ndaj Holandës, në miqësoren e zhvilluar në Amsterdam, njofton “infOSport.mk”. Golin e fitores për “Albionin Krenar” në këtë ndeshje e realizoi Xhesi Linegard në minutën e 59-të, falë një goditje precize nga jashtë 16-të metërshit.
Për futbollistin e Mançester Junajtedit ishte ky goli i parë me fanellën e Kombëtares angleze, ndërsa gjithashtu fitorja e parë për Anglinë ndaj “tulipanëve” që nga viti 1996-të.
Netherlands 0-1 England – Highlights 23-03-2018 by footbie.com
Anglia nuk kishte shënuar fitore ndaj Holandës në 7 ndeshjet e fundit, duke regjistruar 3 disfata dhe 4 barazime. Ndeshja e fundit mes tyre kishte qenë ajo e vitit 2016-të, kur në “Uembli” skuadra “tulipane” kishte shënuar fitore me rezultatin 2:1.
Gjithashtu vlen të ceket se ndeshja e sontme ishte e para në krye të Holandës për seleksionuesin Ronald Kuman, i cili nuk do ta kujtojë për mirë.